
A je mjek/e i/e përkushtuar dhe dëshiron të kujdesesh për shëndetin e pacientëve në një ambient modern? Medicana të kërkon ty si Mjeke e Përgjithshme, ku do të jesh pika e parë e kujdesit mjekësor për pacientët.
Në këtë rol do të vlerësosh gjendjen shëndetësore të pacientëve, do të vendosësh diagnoza dhe do të ofrosh trajtime e këshillime mjekësore. Do të bashkëpunosh me ekipin multidisiplinor për t'i ofruar çdo pacienti kujdesin më të mirë.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar karrierën tënde në një spital me standarde ndërkombëtare. Bëhu pjesë e ekipit të Medicana dhe kontribuo në shëndetin e komunitetit.