Punët
Rreth nesh
Për punëdhënësit
Punët
Rreth nesh
Për punëdhënësit
Kërko
Punët
Rreth nesh
Për punëdhënësit
Punët
Rreth nesh
Për punëdhënësit
Kërko
Mjek/e Kardiolog/e — Klinika Kajo | Talenta
Apliko
Mjek/e Kardiolog/e
Klinika Kajo
Apliko
Shendetesi & Medicine
Tiranë
2 ditë më parë
Full Time
Pozicioni i Punës:
Mjek/e Kardiolog/e
Niveli i kualifikimit:
Leje (liçencë) per ushtirmin e profesionit si mjek kardiolog
Eksperienca:
4 Vite +
Detyrat funksionale t pozicionit të punës:
Të kryejë vizitën kardiologjike dhe të përcaktojë planin e ekzaminimeve.
Të kryejë dhe/ose të interpretojë ekzaminimet e mëposhtme:
Ekografi Kardiake Transtorakale
Ekografi e Karotideve
Holter Ritmi
Holter Tensioni
Provë Ushtrimore
Elektrokardiogramë
Tё plotesojë kartelën elektronike të pacientit me të dhënat demografike, klinike dhe instrumentale përkatëse.
Të interpretojë të dhënat klinike dhe të sqarojë pacientin në detaj, duke iu pergjigjur me durim dhe përkushtim të gjitha pyetjeve të tij/saj.
Të përcaktojë diagnozën përfundimtare dhe të përgatisë planin e trajtimit.
Të plotësojë të gjithë dokumentacionin përkates dhe ta firmosë dhe vulose atë.
Të marrë pjesë në trajnime dhe specializime t përcaktuara dhe të financuara nga punëdhënësi.
Të përgatisë dhe/ose të perkthejë/validojë materiale t shkruara mjekësore (artikuj, përmbledhje, broshura informative për pacientë).
Të pergatisë materiale mjekësore shpjeguese për sëmundje dhe/ose ekzaminime të caktuara.
Të trajnojë, edukojë, asistojë dhe mbështesë stafin ndihmës.
Cilësitë personale t nevojshme për këte pozicion pune:
Korrektësi maksimale në zbatimin e orareve, rregullave, proçedurave dhe udhëzimeve.
Aftesi për të punuar në grup me kolegë të profesioneve të ndryshme, të moshave të ndryshme dhe të eksperiencave të ndryshme.
Aftësi, dëshirë dhe vullnet për të mësuar gjëra të reja në profesion dhe për tu përshtatur me një ambjent të ri pune, sa më shpejt.
Dëshirë dhe kurajo për të marrë përgjegjesi përsipër.
Aftësi komunikuese shumë t mira me pacientët dhe shogëruesit e tyre.
Karakter i durueshëm dhe jo konfliktual.
Aftësi të tjera
Njohja e gjuhës Angleze shtë avantazh.
Lloji i punës:
Me kohë të plotë
Orari:
08:00 deri 17:00 nga e Hëna në të Premte.
Pushim 60 minuta në intervalin 13:00-15:00 në koordinim me kolegët.
E Shtunë dhe e Dielë janë pushim.