Pozicioni i Punës:
- Mjek/e Anestezist/e-reanimator/e
Niveli i kualifikimit:
- Leje (liçencë) për ushtirmin e profesionit si mjek anestezist-reanimator
Eksperienca:
Detyrat funksionale të pozicionit të punës:
- Kryerja e vlerësimit paraprak të pacientëve që do t'i nënshtrohen procedurave endoskopike (gastroskopi, kolonoskopi, sigmoidoskopi, eko kardiake transezofageale, etj.).
- Vlerësimi i riskut të anestezisë dhe përcaktimi i strategjisë së sedacionit në bashkëpunim me mjekun endoskopist.
- Kryerja e sedacionit gjatë procedurave endoskopike duke përdorur protokollet dhe mjetet e monitorimit të përcaktuara sipas protokolleve përcaktuara.
- Monitorimi i parametrave jetésoré te pacientit gjaté gjithé procedures dhe nderhyrja e menjehershme në rast te ndryshimeve klinike.
- Menaxhimi i situatave emergjente që lidhen me sedacionin (p.sh. depresion respirator, hipotension, reaksione alergjike, etj.).
- Vlerësimi post-procedurë dhe dhënia e udhëzimeve të kujdesit post-sedacion për pacientët.
- Plotësimi i kartelës elektronike të pacientit me të dhënat e procedurës, monitorimit dhe sedacionit të përdorur.
- Sigurimi i një komunikimi të qartë dhe të qetë me pacientin para dhe pas procedures, për të garantuar mirëkuptim dhe siguri maksimale.
- Plotësimi, firmosja dhe vulosja e të gjithë dokumentacionit përkatës t anestezisë dhe procedurës.
- Pjesëmarrja aktive në mbledhjet dhe auditimet klinike që lidhen me përmirësimin e sigurisë gjatë procedurave me sedacion.
- Bashkëpunimi i ngushtë me mjekët endoskopistë dhe stafin infermieror për zhvillimin dhe zbatimin e protokolleve të sedacionit.
- Pjesëmarrja në konferenca, trajnime dhe certifikime të lidhura me anestezinë dhe sedacionin, të përcaktuara dhe financuara nga punëdhënësi.
- Përkthimi dhe/ose përgatitja e materialeve mjekësore edukative për pacientët lidhur me sigurinë dhe përfitimet e sedacionit.
- Kontributi në zhvillimin e përmbajtjeve edukative për fagen zyrtare të klinikës dhe rrjetet sociale.
- Trajnimi dhe asistimi i stafit ndihmës në fushën e sedacionit procedural.
Cilësitë personale të nevojshme për këte pozicion pune:
- Korrektësi maksimale n zbatimin e orareve, rregullave, proçedurave dhe udhëzimeve.
- Aftësi për të punuar në grup me kolegë të profesioneve të ndryshme, të moshave të ndryshme dhe të eksperiencave të ndryshme.
- Aftesi, dëshirë dhe vullnet për të mësuar gjëra të reja në profesion dhe për tu përshtatur me një ambjent të ri pune, sa më shpejt.
- Deshirë dhe kurajo për të marrë pergjegjësi persiper.
- Aftësi komunikuese shumë të mira me pacientët dhe shogëruesit e tyre.
- Karakter i durueshëm dhe jo konfliktual.
Aftesi të tjera
Njohja e gjuhës Angleze shtë avantazh.
Lloji i punës:
Me kohë të plotë/Me kohë të pjesshme
Orari:
- 08:00 deri 17:00 nga e Hëna n t Premte.
- Pushim 60 minuta në intervalin 13:00-15:00 në koordinim me kolegët.
- E Shtunë dhe e Dielë janë pushim.
Me kohë të pjesshme:
Për tu diskutuar.