Ministria e Shëndetësisë, në mbështetje të neneve 80, 81 dhe 82 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë dhe Rregullores (QRK) Nr. 30/2024 për procedurën e pranimit të punonjësve të shërbimit publik në sektorin e shëndetësisë, shpall konkurs publik.
Shpallje konkursi
I. Të dhënat e pozitës
- Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
- Departamenti: Departamenti Shëndetësor i Burgjeve
- Pozita e punës:
- Mjek, një (1) pozitë në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Dubravë;
- Mjek, një (1) pozitë në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Prishtinë;
- Orari i punës: Orar i plotë (40 orë në javë)
- Koeficienti: (H10-Cd – 8.40)
- Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqësi i Njësisë Shëndetësore në Burg
- Kohëzgjatja e kontratës: Me afat të pa caktuar
- Nr. i Referencës: MSh-23/09/2026
II. Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të veprojë në përputhje me parimet e humanitetit dhe profesionalizmit.
- Të bashkërendojë punën me stafin dhe menaxherët e institucionit.
- Të respektojë strukturën hierarkike dhe rregullat e veçanta të institucionit, përfshirë orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
- Të punojë nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Njësisë Shëndetësore në Burg dhe t’i raportojë atij.
- Të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për shëndetin e të gjithë pacientëve të tij, pa dallim.
- Të përgjigjet për kushtet e jetesës së pacientëve nga këndvështrimi shëndetësor, duke përfshirë:
- cilësinë dhe sasinë e ujit;
- cilësinë dhe vlerën kalorike të ushqimit;
- higjienën personale dhe kolektive;
- shëndetin mendor;
- ambientin dhe kushtet e jetesës;
- respektimin e të drejtave të njeriut;
- ruajtjen e konfidencialitetit dhe sigurimin e kushteve për trajtim konfidencial.
- Të garantojë zbatimin e standardeve optimale shëndetësore, përmes:
- stafit të mjaftueshëm dhe profesional;
- barnave të përshtatshme dhe brenda afatit;
- shpërndarjes së rregullt dhe në kohë të barnave;
- mundësimit të vizitave të pacientëve sipas prioriteteve të përcaktuara;
- ndërhyrjeve në kohë në rastet urgjente;
- dërgimit jashtë institucionit për trajtim të përshtatshëm, kur brenda institucionit mungojnë kushtet ose mundësitë;
- orarit dhe respektimit të tij nga punëtorët e tij.
- Të sigurojë furnizim të përshtatshëm dhe në kohën e duhur me barna dhe pajisje të tjera mjekësore.
- Të jetë mbrojtës, mbikëqyrës dhe përfaqësues dinjitoz i stafit të tij.
- T’u përgjigjet me profesionalizëm dhe përgjegjësi kërkesave e sfidave të reja, të jetë praktik në punë dhe të marrë përgjegjësi për shpërndarjen e duhur e të mjaftueshme të stafit.
- Të mbajë marrëdhënie të mira me drejtorinë e institucionit.
- Të ketë nën mbikëqyrje profesionale dhe higjieniko-sanitare të gjitha pjesët përbërëse të institucionit.
III. Kriteret e përgjithshme për pranim në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të njohë së paku njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
- Të jetë i/e aftë për kryerjen e detyrës përkatëse.
- Të mos jetë dënuar për kryerje të një vepre penale me dashje.
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin, përvojën profesionale të punës dhe/ose aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën ose grupin përkatës.
- T’i kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara me këtë ligj.
IV. Kërkesat e përgjithshme formale dhe specifike
Arsimimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Mjekësi të Përgjithshme.
Kualifikime të posaçme formale: Licenca valide e punës.
Përvoja e punës e kërkuar: Përvoja profesionale është e preferueshme.
V. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri për sistemin shëndetësor të Kosovës.
- Njohuri të legjislacionit shëndetësor dhe standardeve përkatëse.
- Aftësi e mirë për përdorimin e kompjuterit, përfshirë Microsoft, Word dhe Excel.
Dokumentet e kërkuara
- Kopje e letërnjoftimit, pasaportës ose certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopje e diplomës së kërkuar në konkurs, të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Për diplomë të fituar jashtë vendit kërkohet dëshmi e nostrifikimit ose akt që vërteton se diploma është në procedurë nostrifikimi, me kusht që nostrifikimi të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë.
- Kopje e dëshmisë së punësimit, vërtetim ose kontratë, të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, ku përcaktohen pozita dhe kohëzgjatja e angazhimit. Dëshmia e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet me së paku një dëshmi, si pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale ose pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale. Përvoja e punës e fituar në një shtet tjetër dëshmohet me dëshmi të përkthyer për përvojën e punës nga organi kompetent i atij shteti, ose me dëshmi të përkthyer dhe të noterizuar për përvojën, të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
- Dëshmi për trajnimet profesionale të ndjekura ose trajnimet e realizuara nga aplikuesi në cilësinë e trajnerit.
- Kopje të dokumenteve të tjera që provojnë përmbushjen e kushteve të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
IX. Vlerësimi i kandidatëve/aplikantëve
- Testim me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervistë – maksimumi 30 pikë