
Njerëzit meritojnë më shumë nga paratë e tyre – më shumë transparencë, më shumë menaxhim dhe më shumë mundësi. Që nga viti 2010, EasyPay është në një mision për të ofruar pikërisht këtë. Ne jemi platforma më gjithëpërfshirëse e pagesave dixhitale në Shqipëri, duke i ndihmuar individët dhe bizneset të paguajnë, të marrin pagesa, të shpenzojnë dhe të transferojnë para në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt.
Suksesi ynë qëndron te dy elementë thelbësorë: ekipi dhe kultura jonë. Me një ekip të përkushtuar prej mbi 60 profesionistësh jemi duke punuar që të arrijmë misionin tonë. Dhe ne jemi në kërkim të individëve të shkëlqyer që duan të krijojnë produkte financiare revolucionare dhe të ndërtojnë të ardhmen e shërbimeve financiare në Shqipëri dhe rajon.
Ekipi ynë po rritet dhe ne po kërkojmë një .NET developer për t'ju bashkuar ekipit tonë. Kjo është një mundësi unike për të kontribuar në zhvillimin e produkteve digjitale fintech që ndikojnë në jetën e përditshme të mijëra përdoruesve dhe për të qenë pjesë e inovacionit teknologjik në sektorin e pagesave dhe shërbimeve financiare në Shqipëri.
Roli juaj si .NET backend developer do të jetë thelbësor në projektimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve që fuqizojnë sistemet tona të pagesave dhe zhvillimeve inovative në tregun shqiptar.
Nëse keni pasion për krijimin e zgjidhjeve softuerike ju ftojmë të aplikoni për këtë rol.