MINDBULB EDUCATION
Njoftim për vend të lirë pune
Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Angleze
Njihuni me MindBulb Education
Si shkollë private, MindBulb Education ofron, ndër të tjera, kurse për gjuhë të huaja, matematikë dhe mësim plotësues. Përmes qasjeve ndërvepruese dhe inovative, shkolla synon të sigurojë mësimdhënie cilësore. Krahas formimit akademik, ajo mbështet zhvillimin e komunikimit efektiv, bashkëpunimit në grup, mendimit kritik dhe kreativitetit te nxënësit, për t'i përgatitur për të ardhmen.
Për pozitën
Kërkojmë një mësimdhënës/e të përkushtuar të gjuhës angleze, me dëshirë për të mbështetur përparimin akademik dhe zhvillimin personal të nxënësve tanë.
Detyrat kryesore
- Hartimi i planeve të mësimit dhe përgatitja e materialeve përkatëse mësimore.
- Realizimi i orëve të qarta dhe kreative, duke ndjekur metodat e MindBulb Education.
- Orientimi i nxënësve për mënyrën e përdorimit të materialeve dhe pajisjeve të mësimit.
- Sigurimi i disiplinës sipas rregullores së shkollës.
- Dokumentimi i saktë i ecurisë dhe zhvillimit të nxënësve.
- Zgjedhja dhe shfrytëzimi i burimeve të larmishme për mësim.
- Ndjekja dhe vlerësimi i rezultateve të nxënësve.
- Dhënia dhe vlerësimi i detyrave në klasë, detyrave të shtëpisë dhe testeve.
- Bashkërendimi i punës me kolegët mësimdhënës, prindërit dhe palët e interesuara.
Kriteret e kualifikimit
- Përfundimi i studimeve universitare në një fushë përkatëse ose ndjekja aktive e vitit të tretë apo të katërt të studimeve bachelor.
- Zotërim i gjuhës angleze në nivel të shkëlqyer.
- Eksperiencë në mësimdhënie apo në një fushë të përafërt.
- Qasje pozitive, ambicie dhe përkushtim me pasion ndaj punës dhe rritjes profesionale.
- Mendim kreativ dhe shkathtësi shumë të mira në komunikim e ndërveprim.
- Zotësi të shkëlqyera për organizim dhe menaxhim.
Përfitimet që ofrohen
- Hapësirë për rritje në aspektin profesional dhe personal.
- Mjedis pune që nxit inovacionin dhe ofron mbështetje.
- Pagesë në nivel konkurrues.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Një përgjigje e shkurtër ndaj pyetjes “Pse është kjo punë e vlefshme për ju?”.