Përshkrimi
Billa & Co Sh.p.k vepron si një kompani energjike në tregun shqiptar, e specializuar në shitjen e pllakave, parketit, pajisjeve hidrosanitare dhe materialeve të ndërtimit. Me fokus të veçantë te cilësia dhe te shërbimi ndaj klientit, kompania synon ta forcojë më tej ekipin me profesionistë të motivuar.
Detyrat
Qëllimi i rolit:
Roli ka për synim të garantojë që 14 showroom-et Billa (own + franchise) të funksionojnë sipas standardeve të kërkuara dhe që projektet të realizohen sipas planit, afateve dhe buxhetit të përcaktuar.
Përgjegjësitë kryesore:
- Harton dhe administron “paketat A/B/C”, që përcaktojnë standardin e dyqanit sipas madhësisë dhe mënyrës së ekspozimit.
- Cakton prioritetet javore dhe mujore, duke përcaktuar se cilat dyqane kërkojnë ndërhyrje dhe për çfarë arsye.
- Jep miratimin për ndërhyrjet që lidhen me materialet, panelet, ndriçimin, signage dhe punimet.
- Bashkëpunon ngushtë me ekipet e Operations, Sales, Procurement dhe Finance.
- Mirëmban Project Tracker, duke ndjekur detyrat, kostot, afatet dhe statusin e secilit projekt.
- Merr vendimin përfundimtar në rastet kur ka mospërputhje mes hapësirës, ekspozimit dhe buxhetit.
- Kryen vlerësim mujor të performancës së dyqaneve përmes auditimit, fotove dhe evidentimit të problematikave.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare në: Menaxhim Biznesi / Retail Management/Marketing / Visual Merchandising.
- Minimum 5 eksperiencë në: Retail Space Planning/ Visual Merchandising/ Menaxhim rrjeti dyqanesh.
- Njohuri të thelluara në: Space optimization/Planograme/Standardizim konceptesh A/B/C/Projektim ekspozimi sipas kategorive & marzhit.
- Eksperiencë në përdorimin e: AutoCAD / SketchUp / mjete projektimi (avantazh).
- Aftësi për të përcaktuar prioritete në mënyrë strategjike.
Ne ofrojmë
- Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient pune profesional dhe bashkëkohor.