Mundësi Punësimi
Albi Commerce ka hapur konkurs për pozitën Merchandiser/e për regjionet.
- Prishtinë (3 vende pune)
- Fushë Kosovë (3 vende pune)
- Komoran (1 vend pune)
- Viti (2 vende pune)
- Shtime (2 vende pune)
Përgjegjësitë për pozitën
- Kujdeset për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe paraqitjen e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën ose planin e përcaktuar.
- Ofron të dhëna për gjendjen e stokut, si edhe informacione të tjera të nevojshme për ecurinë e produkteve të brendit në treg.
- Siguron realizimin e objektivave të ekspozimit (facing) për produktet e brendit përkatës në të gjitha pikat e shitjes të parashikuara në plan.
- Mbikëqyr dhe mirëmban çmimet e shitjes me pakicë, ruan freskinë e produkteve kryesore duke zbatuar rotacion të rreptë të kodimit dhe duke respektuar standardet e temperaturës.
- Verifikon freskinë dhe zbaton parimin “First In First Out” (i pari hyn, i pari del nga rafti).
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar së paku shkollën e mesme.
- Përparësi kanë ata që posedojnë 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising.
- Kërkohet patentë shoferi e kategorisë B.
Dokumentet e kërkuara
- CV
- Dokumentet tjera shoqëruese