
Exclusive Group Kosova është kompani lidere në distribuimin e brendeve më të njohura botërore dhe operon në tregun e Republikës së Kosovës mbi 35 vite. Duke u bashkuar me ekipin si Merchandiser, do të kontribuosh drejtpërdrejt në prezantimin dhe pozicionimin e produkteve në treg.
Në këtë rol do të punosh si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në ekip, duke vënë në përdorim aftësitë e tua komunikuese dhe bashkëpunuese çdo ditë. Do të jesh në lëvizje, duke ndërvepruar me pika të ndryshme dhe duke u kujdesur për paraqitjen e brendeve.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për t'u bërë pjesë e një kompanie të konsoliduar dhe për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në një ambient dinamik dhe profesional.