Korporata Meridian renditet ndër kompanitë më të suksesshme në vend dhe bashkëpunon ngushtë me disa nga brendet më të njohura ndërkombëtare që distribuohen në Kosovë. Angazhimi i vazhdueshëm për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut përbën një nga shtyllat kryesore të punës së saj. Kompania fton kandidatët e interesuar të bëhen pjesë e ekipit në këtë pozitë.
VEND TË LIRË PUNE:
Posti: Merchandiser
Qyteti: (Ferizaj, Gjakovë, Prizren, Pejë)
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Zbaton dhe ruan vendosjen sa më efikase të produkteve sipas standardeve të përcaktuara.
- Mbikëqyr gjendjen e stokut në pikat e shitjes.
- Ndërton dhe mban marrëdhënie profesionale me bashkëpunëtorë, klientë dhe konsumatorë.
- Jep mbështetje në zhvillimin e aktiviteteve promovuese të produkteve.
- Bën shpërndarjen e materialeve dhe rekuizitave të ndryshme të marketingut.
- Mirëmban marrëveshjet paraprake me klientët për vendosje më të favorshme të produkteve dhe për rritje të prezencës së tyre në raftet përkatëse, si edhe propozon sugjerime te mbikëqyrësi përkatës.
- Raporton për gjendjen, praninë dhe pozicionimin e produkteve.
- Informon rregullisht për lëvizjet e reja të konkurrencës në pikat e shitjes.
- Transporton, zëvendëson dhe mirëmban rekuizita si dhe rafte të ndryshme të marketingut.
- Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi që lidhen me punën.
Kualifikimet Profesionale
- Përvoja prej 1-2 vitesh si Agjent i Shitjes ose Merchandiser konsiderohet përparësi.
- Aftësi të mira në bindje, prezantim dhe organizim.
- Shkathtësi profesionale në komunikim me shkrim dhe verbal.
- Njohuri të avancuara të MS Office.
- Aftësi të zhvilluara komunikative, analitike dhe prezantuese.
- Patentë shoferi e kategorisë “B”.
Konkursi mbetet i hapur nga 02 Shtator, 2026 deri më 30 Shtator, 2026.
Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.