Përshkrimi
SAGA DISTRIBUTION, pjesë e ALKOS Group dhe një nga kompanitë kryesore në tregun shqiptar për shpërndarjen e produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore, po zgjeron veprimtarinë e saj dhe ka hapur një vend pune për MERCHANDISER-Raftuese (F).
Qëllimi i pozicionit: Kjo pozitë ka për synim vendosjen sa më efektive të produkteve, në përputhje me standardet e përcaktuara.
- Departamenti: Departamenti i Shitjeve
- Pozicioni: Merchandiser
- Vendndodhja: Tiranë, Durrës, Shkodër
- Koha e punës: E Hënë – E Shtunë
Detyrat
- Zbaton mënyrën optimale të vendosjes së produkteve sipas standardeve të caktuara.
- Kujdeset që paraqitja e produkteve në rafte të jetë në përputhje me kërkesat e kompanisë.
- Verifikon gjendjen e stokut në pikat e shitjes.
- Merr pjesë në promovimin e artikujve të ndryshëm.
- Raporton për gjendjen, praninë dhe vendosjen e produkteve.
- Informon rregullisht për lëvizjet e reja të konkurrencës.
- Njofton për çështjet që lidhen me skadencat në pikat e shitjes.
Kualifikimet
- Të zotërojë aftësi në fushën e marketingut dhe shitjeve.
- Të ketë komunikim shumë të mirë.
- Të jetë në gjendje të punojë si në grup, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
Shënime
Shënim: Ky përshkrim i punës nuk përfshin në mënyrë të plotë çdo përgjegjësi të mundshme. Punonjësja mund të ngarkohet edhe me detyra të tjera sipas nevojave të kompanisë.
Ne ofrojmë:
- Pagë motivuese
- Mjedis pune miqësor dhe dinamik