Menaxhues marrëdhëniesh me klientë
Kërkojmë dikë që siguron bashkërendimin mes klientëve, projekteve dhe ekipit. Përballë kërkesave të klientëve për realizim më të shpejtë, kosto më të ulët ose zmadhim të logos, duhet të ruash qetësinë dhe të dish si të gjesh zgjidhje. Meqë po zhvillojmë veglat e së ardhmes, janë të domosdoshme njohuritë, pasioni dhe dëshira jo vetëm për të krijuar marrëdhënie me njerëzit, por edhe për të ndërtuar së bashku sisteme AI që na e bëjnë jetën më të lehtë. Nevojiten aftësi organizative të shoqëruara me vizion për të ardhmen dhe, sidomos, gatishmëri e guxim për t'u larguar nga mënyrat tradicionale.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë
- Të bashkërendosh projektet dhe kërkesat e klientëve gjatë gjithë procesit, nga pranimi deri te dorëzimi.
- Të mbash komunikimin me klientët për të kuptuar me saktësi nevojat e tyre.
- T'i kthesh kërkesat e klientëve në detyra të përcaktuara qartë për ekipin kreativ, ekipin e mediave sociale, ekipin e uebit dhe ekipet e tjera.
- Të monitorosh afatet, duke garantuar dorëzimin në kohë të projekteve.
- Të organizosh bashkëpunimin e ekipeve të brendshme dhe të sigurosh vazhdimësinë e punës në projekte.
- Të trajtosh ndryshimet, komentet dhe kërkesat shtesë që vijnë nga klientët.
- T'i përditësosh klientët mbi ecurinë e projekteve.
- Të dallosh paraprakisht situatat që mund të kthehen në probleme.
- Të kontribuosh në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
- Të punosh ngushtë me ekipet e shitjes, kreativës, dizajnit, mediave sociale dhe produksionit.
- Të kujdesesh që angazhimet e marra ndaj klientit të përmbushen në dorëzim.
Kualifikimet dhe kriteret
- Të kesh përvojë në Account Management, Client Service, Project Management ose në një rol të ngjashëm.
- Të zotërosh aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me njerëzit.