Përshkrimi
BALKAN BASALT SH.P.K. ka një vend të lirë pune për MENAXHERE ZYRE.
Balkan Basalt sh.p.k. dëshiron të angazhojë një menaxhere zyre me përvojë, e cila ka aftësi të mira në organizim, menaxhim dhe komunikim.
Përgjegjësitë
- Të organizojë punën e përditshme të zyrës dhe të ndjekë zhvillimin e saj.
- T’i mbajë pronarët të informuar për ecurinë dhe çështjet e kompanisë dhe t’i raportojë rregullisht administratorit.
- Të ruajë kontaktet me klientët dhe furnitorët, duke bashkërenduar komunikimin me ta.
- Të bashkërendojë punën me institucionet shtetërore gjatë kontrolleve, të përgatisë dokumentet që kërkohen dhe të ndjekë çështjet që lidhen me to.
Kualifikimet e nevojshme
- Të ketë diplomë të arsimit të lartë në Financë ose Inxhinieri.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë moshë mbi 38 vjeçe.
- Të jetë e pajisur me leje drejtimi.
- Të ketë eksperiencë në drejtimin e një zyre ose biznesi.
- Të ketë aftësi për të bashkërenduar dhe ndjekur kontrollet që institucionet shtetërore kryejnë ndaj kompanisë.
Pagesa e ofruar është shumë e mirë dhe përshtatet me përvojën dhe kualifikimet e kandidates.
Dokumentet e kërkuara