Kompania KMY kërkon të angazhojë një Menaxhere për Supermarket.
Detyrat kryesore
Siguron përmbushjen e nevojave operacionale të dyqanit, planifikon dhe cakton punonjësit në bazë të rezultateve të punës.
Administron stafin përmes rekrutimit, seleksionimit, orientimit dhe trajnimit të punonjësve.
Monitoron performancën e ekipit në dyqan, duke e trajnuar, këshilluar dhe disiplinuar atë; organizon, mbikëqyr dhe vlerëson rezultatet e punës.
Udhëheq dhe nxit stafin e dyqanit që të rriten shitjet e përditshme dhe të arrihet efikasiteti maksimal në punë.
Zbulon nevojat e tanishme dhe të ardhshme të konsumatorëve duke ndërtuar marrëdhënie me klientë ekzistues dhe potencialë.
Administron dhe verifikon stokun së bashku me shefin e sallës.
Përgatit raporte periodike statistikore për analizimin e shitjeve sipas tendencave, preferencave, grupmoshave etj., me synim lehtësimin e planifikimit, parashikimin e vëllimit të ardhshëm të shitjeve dhe rritjen e përfitimeve të dyqanit.
Mbikëqyr me përpikëri respektimin e orarit dhe të disiplinës në punë nga stafi.
Gjen dhe propozon mënyra praktike e krijuese për promovimin e dyqanit dhe mallrave, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Marketingut.
Paraqet tek eprorët ide dhe nisma për zhvillimin e biznesit.
Kualifikimet
Preferohet diplomë universitare në Menaxhim ose Finance.
Kërkohen 2-3 vite përvojë në një rol të ngjashëm.
Aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
Aftësi shumë të mira për zgjidhjen e problemeve.
Të jetë person energjik dhe dinamik.
Të jetë e besueshme dhe e aftë për marrjen e vendimeve.
Aftësi për të menaxhuar punën dhe kohën gjatë flukseve.
Njohuri të mira të paketës Microsoft (Word, Excel).