Përshkrimi
Kompania KMY po kërkon të punësojë Menaxhere për Supermarket.
Detyrat
- Organizon nevojat operacionale të dyqanit dhe bën planifikimin si edhe ndarjen e punonjësve sipas performancës në punë.
- Mbikëqyr stafin përmes rekrutimit, përzgjedhjes, orientimit dhe trajnimit të punonjësve.
- Përcjell ecurinë e stafit në dyqan duke i udhëzuar, këshilluar dhe disiplinuar punonjësit, si edhe duke planifikuar, monitoruar dhe vlerësuar rezultatet e tyre.
- Udhëheq dhe nxit ekipin e dyqanit me qëllim rritjen e shitjeve ditore dhe maksimizimin e efikasitetit në punë.
- Përcakton nevojat aktuale dhe të ardhshme të konsumatorëve duke ndërtuar marrëdhënie me klientë ekzistues dhe potencialë.
- Administron dhe kontrollon stokun në bashkëpunim me shefin e sallës.
- Harton raporte statistikore periodike për të analizuar nivelin e shitjeve sipas trendeve, preferencave, grupmoshave dhe treguesve të tjerë, në mënyrë që të mbështetet planifikimi, të parashikohet volumi i ardhshëm i shitjeve dhe të rriten përfitimet e dyqanit.
- Mbikëqyr me përpikëri respektimin e orarit të punës dhe disiplinës nga ana e stafit.
- Propozon mënyra praktike dhe krijuese për promovimin e dyqanit dhe mallrave, duke bashkëpunuar ngushtë me Departamentin e Marketingut.
- Paraqet te eprorët ide dhe nisma për zhvillimin dhe përmirësimin e biznesit.
Kualifikimet
- Preferohet Diplomë Universitare në Menaxhim ose Finance.
- Kërkohen 2-3 vite përvojë pune në një rol të ngjashëm.
- Duhet të ketë aftësi të forta komunikimi dhe shkathtësi të mira ndërpersonale.
- Kërkohen aftësi shumë të mira për zgjidhjen e problemeve.
- Kandidatja duhet të jetë energjike dhe dinamike.
- Kërkohet të jetë e besueshme dhe e aftë për vendimmarrje.