Përshkrimi
HR Studio kërkon të angazhojë një Menaxhere Shitjesh në Terren me energji të lartë, fokus te rezultatet dhe aftësi të spikatura në komunikim, negocim dhe zhvillim biznesi. Roli synon të mbështesë rritjen e shitjeve, zgjerimin e bazës së klientëve dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët aktualë dhe ata potencialë.
Detyrat
- Udhëheq dhe zhvillon aktivitetet e shitjes në terren.
- Gjen dhe kontakton klientë të rinj me potencial.
- Ndërton dhe ruan raporte profesionale me klientët ekzistues.
- Prezanton produktet ose shërbimet dhe propozon zgjidhje që përputhen me kërkesat e klientit.
- Negocion kushtet tregtare dhe e ndjek procesin e shitjes deri në përmbyllje.
- Përmbush objektivat mujore dhe vjetore të shitjes.
- Organizon dhe realizon vizita të rregullta te klientët.
- Vëzhgon tregun dhe konkurrencën, si dhe evidenton mundësi të reja zhvillimi.
- Analizon ecurinë e portofolit dhe sugjeron strategji për shtimin e shitjeve.
- Harton raporte periodike mbi aktivitetin në terren, rezultatet dhe potencialin e tregut.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar shërbim sa më cilësor për klientët.
Kualifikimet
- Përvojë e mëhershme në shitje në terren, me përparësi në pozicione menaxheriale ose në zhvillim biznesi.
- Aftësi shumë të mira në komunikim, negocim dhe prezantim.
- Qasje e fortë drejt rezultateve dhe realizimit të objektivave.
- Zotësi për të krijuar dhe forcuar marrëdhënie afatgjata me klientët.
- Aftësi organizative, iniciativë dhe punë të pavarur.
- Njohje të mira të tregut dhe aftësi për të dalluar mundësi të reja biznesi.
- Gatishmëri për lëvizje dhe vizita të shpeshta në terren.
- Patentë drejtimi, kategoria B.
Çfarë ofrohet
- Pagë konkurruese dhe sistem bonusi mbi performancën.
- Mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Mjedis pune profesional dhe dinamik.
- Mbështetje dhe orientim për arritjen e objektivave.