Përshkrimi
Techno Resin është në kërkim të një Menaxher Shitje që do të angazhohet në zgjerimin e bazës së klientëve dhe në shtimin e volumit të shitjeve.
Kërkesat
- Kërkohet përvojë në shitje dhe në administrimin e marrëdhënieve me klientët.
- Përvoja në sektorin e ndërtimit konsiderohet përparësi.
- Nevojiten aftësi të mira në komunikim dhe negocim, si edhe qasje e orientuar nga rezultatet.
- Vlerësohen serioziteti dhe gatishmëria për të marrë iniciativë në punë.
Ofrohet
- Pagë bazë e kënaqshme + % mbi shitjet.
- Ambient i favorshëm pune dhe mundësi për avancim profesional.