MENAXHER/E RAJONAL/E I/E OPERACIONALE
Prishtinë
Përmbledhje e pozitës
Kjo pozitë mban përgjegjësi për drejtimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve të pikave të shitjes brenda rajonit përkatës, me synim përmbushjen e caqeve të shitjes, profitabilitetit, standardeve operative dhe avancimin e stafit.
Përgjegjësitë kryesore
- Udhëheq operacionet e pikave të shitjes që përfshihen në rajonin përkatës dhe siguron koordinimin e tyre të përditshëm.
- Ndjek performancën e secilës pikë dhe kujdeset për realizimin e objektivave të shitjes dhe profitabilitetit.
- Mbikëqyr dhe zhvillon performancën e Menaxherëve të Pikave, si edhe të ekipeve që ata drejtojnë.
- Shqyrton rezultatet e shitjes, kostot, humbjet dhe tregues të tjerë të performancës.
- Zbulon mundësi për rritjen e shitjeve, përmirësimin e shërbimit ndaj klientit dhe shtimin e efikasitetit operacional.
- Siguron që politikat, procedurat dhe standardet e kompanisë të zbatohen në të gjitha pikat.
- Mbikëqyr stafin, organizimin e punës, disiplinën dhe respektimin e orareve.
- Bashkëpunon me departamentet qendrore për trajtimin e çështjeve operative dhe administrative.
- Kryen vizita të rregullta në pikat e shitjes dhe verifikon zbatimin e standardeve të punës.
- Evidenton problemet dhe ndërmerr hapa konkretë për rritjen e performancës.
- Harton raporte për rezultatet e rajonit dhe ia paraqet menaxhmentit.
- Mban përgjegjësi për arritjen e objektivave dhe për performancën e përgjithshme të rajonit.
Aftësitë e kërkuara
- Përvojë të përshtatshme në menaxhim, shitje ose operacione.
- Përvojë në udhëheqjen dhe zhvillimin e ekipeve.
- Shkathtësi të mira analitike dhe organizative.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe lidershipi.
- Orientim të theksuar drejt rezultateve dhe objektivave.
- Gatishmëri për angazhim dinamik dhe vizita të shpeshta në pika.
- Njohuri të mira të programeve MS Office.
Çfarë ne ofrojmë
- Pagë konkurruese, bonuse të lidhura me performancën dhe benefite të tjera.
- Mundësi për ngritje profesionale.
- Ambient pune pozitiv dhe dinamik.
- Mundësi për të marrë pjesë në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
- Stabilitet dhe perspektivë për angazhim afatgjatë në kompani.
Afati i aplikimit është deri më 15 Shtator 2026.