Përshkrimi
MEGATEK, hipermarketi më i madh i formatit “Do It Yourself” në Shqipëri, në kuadër të zgjerimit të projekteve, po kërkon të shtojë në ekip një Menaxher/e Marketingu.
Qëllimi i Pozicionit:
Ky rol ka përgjegjësinë për të ideuar, strukturuar dhe zbatuar strategjitë e marketingut, me synim forcimin e imazhit të kompanisë, promovimin e produkteve dhe shërbimeve, si edhe përmirësimin e rezultateve tregtare.
Detyrat
- Përgatit dhe vë në praktikë strategji marketingu që lidhen me objektivat e kompanisë.
- Drejton fushatat promovuese dhe aktivitetet e marketingut.
- Organizon komunikimin dhe bashkërendon punën me agjenci marketingu dhe partnerë të jashtëm.
- Ndjek ecurinë e fushatave dhe bën analizën e rezultateve të tyre.
- Mbikëqyr dhe forcon praninë e kompanisë në rrjetet sociale dhe në kanalet e tjera të komunikimit.
- Punon ngushtë me departamentet e tjera për të mbështetur promovimin e produkteve dhe veprimtarive të kompanisë.
- Analizon zhvillimet e tregut dhe sugjeron ide inovative për avancimin e marketingut.
- Administron buxhetin e marketingut sipas planit të përcaktuar.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose në fusha të afërta.
- Përvoja e mëparshme në marketing dhe në drejtimin e ekipeve konsiderohet përparësi.
- Aftësi shumë të mira në organizim dhe menaxhim.
- Njohuri të mira për marketingun dixhital dhe rrjetet sociale.
- Shkathtësi analitike dhe fokus i qartë te rezultatet.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
Çfarë ofron Megatek:
- Mjedis pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi për rritje profesionale dhe zhvillim në karrierë.