Përshkrimi
Natyral ATC po kërkon të punësojë një Menaxher/e Marketingu.
Detyrat
- Merr pjesë në ideimin, hartimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut digjital.
- Udhëheq dhe zhvillon strategjitë për rrjetet sociale me qëllim promovimin e kompanisë.
- Përgatit materialet promocionale dhe kujdeset për shpërndarjen e tyre sipas kalendarit të marketingut.
- Kryen edhe angazhime të tjera që kërkohen nga drejtuesit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Marketing-Media/Gazetari ose Menaxhim Shitje.
- Të ketë më shumë se 5 vite përvojë në fushën e marketingut.
- Përbën avantazh përvoja në komunikim dhe media, si TV, radio, media sociale dhe rrjete sociale.
- Të karakterizohet nga kreativiteti dhe qasja inovative.
- Të jetë në gjendje të punojë si në ekip, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Të zotërojë mirë gjuhën Angleze dhe të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
Ofrohet pagë mbi nivelin e tregut.