Përshkrimi
MEGATEK, hipermarketi më i madh i formatit “Do It Yourself” në Shqipëri, ofron shitje si me shumicë ashtu edhe me pakicë. Për shkak të zgjerimit të projekteve, kompania kërkon të rekrutojë një Menaxher/e Marketingu.
Qëllimi i pozicionit: Menaxheri/ja e Marketingut planifikon, organizon dhe vë në jetë strategjitë e marketingut për të forcuar imazhin e kompanisë, për të promovuar produktet dhe shërbimet, si edhe për të përmirësuar rezultatet tregtare.
Detyrat
- Përgatit dhe zbaton strategji marketingu që përputhen me synimet e kompanisë.
- Udhëheq fushatat promovuese dhe aktivitetet e marketingut.
- Bashkërendon komunikimin dhe bashkëpunimin me agjencitë e marketingut dhe partnerët e jashtëm.
- Mbikëqyr rezultatet e fushatave dhe analizon performancën e tyre.
- Administron dhe zhvillon praninë e kompanisë në rrjetet sociale dhe kanalet e komunikimit.
- Punon së bashku me departamentet e tjera për promovimin e produkteve dhe veprimtarive të kompanisë.
- Ndjek zhvillimet e tregut dhe sugjeron ide inovative për avancimin e marketingut.
- Administron buxhetin e marketingut sipas planit të përcaktuar.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose në një fushë të përafërt.
- Përvoja e mëparshme në marketing dhe në drejtimin e ekipeve konsiderohet avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera për organizim dhe menaxhim.
- Njohuri të mira mbi marketingun dixhital dhe rrjetet sociale.
- Mendim analitik dhe fokus i orientuar te rezultatet.
- Aftësi shumë të mira për komunikim dhe bashkëpunim.
Çfarë ofron Megatek:
- Mjedis pune profesional dhe me ritëm dinamik.
- Mundësi për rritje profesionale dhe zhvillim të karrierës.
- Trajnime dhe mbështetje për zhvillim profesional.
- Pagesë konkurruese.
Dokumentet e kërkuara