Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting po rekruton një Menaxher/e Marketi Golem.
Detyrat
- Drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e përditshme të dyqanit, duke përfshirë procedurat e hapjes dhe mbylljes.
- Siguron që produktet të renditen, ekspozohen dhe të jenë të disponueshme sipas standardeve të kompanisë dhe planit të marketingut.
- Mbikëqyr porositë, furnizimin, stokun, inventarin dhe verifikimin e produkteve.
- Kontrollon çmimet, afatet e skadencës, artikujt e dëmtuar dhe standardet e departamentit Fresh.
- Mban përgjegjësi për Cash-in, kasat dhe transaksionet financiare të dyqanit.
- Ofron shërbim cilësor për klientët dhe ndërmerr hapa për zgjidhjen e çështjeve të paraqitura.
- Udhëheq dhe monitoron stafin, planifikon turnet e oraret e punës dhe bashkëpunon me HR gjatë rekrutimit.
- Siguron zbatimin e standardeve për sigurinë, pastërtinë, uniformën dhe rregullat e punës.
- Koordinon punën me departamentet e HR, IT, Marketing, Financë dhe Blerje për funksionimin e pandërprerë të operacioneve.
- Vlerëson rezultatet e dyqanit dhe merr masa për përmbushjen e objektivave të shitjeve, kostove dhe humbjeve.
- I raporton problematikat dhe rezultatet te Menaxheri Rajonal/Operacionale.
Kualifikimet
- Diplomë universitare; përparësi kanë kandidatët në Administrim Biznesi ose Ekonomi.
- Të paktën 5 vite përvojë në role drejtuese në retail.
- Njohje e mirë e gjuhës angleze.
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office.
- Përvojë në drejtimin e stafit, menaxhimin e dyqaneve dhe shitje.
- Aftësi të zhvilluara për drejtim, organizim dhe marrje vendimesh.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe administrimi të personelit.
- Fokus i lartë në rezultate dhe realizimin e objektivave.