Foleja Group po kërkon Menaxher/e të Financave me përvojë, profesional/e dhe të përkushtuar, i/e cili/a do të ketë rol kyç në planifikimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e proceseve financiare të kompanisë. Kandidati ideal do të kontribojë në zhvillimin strategjik dhe do të sigurojë një menaxhim të qëndrueshëm financiar për rritjen e vazhdueshme të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i plotë i financave të kompanisë dhe kontrolli i buxheteve
- Përgatitja dhe prezantimi i raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore
- Zhvillimi i strategjive financiare dhe planeve afatgjata për rritje
- Mbikëqyrja e rrjedhës së parasë (cash flow) dhe menaxhimi i likuiditetit
- Sigurimi i pajtueshmërisë me ligjet fiskale dhe rregulloret përkatëse
- Bashkëpunimi me auditorë të jashtëm dhe institucionet financiare
- Analizimi i të dhënave financiare për të rekomanduar vendime menaxheriale
- Optimizimi i proceseve financiare dhe ulja e kostove operative
Kërkesat:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme (preferohet kontabilist i certifikuar)
- Përvojë e mëparshme në menaxhim financiar ose kontabilitet (minimum 2–4 vite)
- Njohuri të avancuara të standardeve financiare dhe legjislacionit fiskal
- Aftësi të forta analitike dhe mendim strategjik
- Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje, organizim dhe komunikim
- Njohuri të avancuara të programeve financiare dhe MS Excel
- Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe mundësi për rritje profesionale dhe zhvillim karriere
- Një mjedis pune dinamik dhe mbështetës