Lenti vepron në Kosovë që nga viti 2001 dhe, gjatë më shumë se dy dekadave, është shndërruar në një prej emrave më të njohur në tregun e modës. Falë traditës në ofrimin e produkteve cilësore, gamës së gjerë për të gjitha grupmoshat, seriozitetit në punë, shërbimit profesional dhe përshtatjes me trendet moderne, kompania ka ndërtuar besim të qëndrueshëm te klientët. Përqendrimi te stili, cilësia dhe kujdesi ndaj konsumatorit e pozicionon këtë butik si një pikë të rëndësishme reference në shitjen me pakicë në Kosovë.
LENTI, FUSHË KOSOVË
KONKURS PUNE
MENAXHER/E DYQANI
Lloji i punësimit: Me orar të plotë
Qëllimi i pozitës:
Roli i Menaxherit/es së Dyqanit përfshin organizimin, bashkërendimin dhe mbikëqyrjen e punës së përditshme në dyqan, arritjen e objektivave të shitjes, drejtimin e stafit, kontrollin e mallrave dhe stokut, zbatimin e procedurave të biznesit dhe garantimin e një niveli të lartë të shërbimit për klientët.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
Menaxheri/ja i/e Dyqanit mban përgjegjësi për administrimin e shitjeve, udhëheqjen e stafit, menaxhimin e mallrave dhe rezervave në dyqan, administrimin e arkës, kontrollet operative, ruajtjen e standardit të lartë të shërbimit ndaj klientit, organizimin dhe paraqitjen vizuale të hapësirës së shitjes, kontrollin dhe parandalimin e humbjeve, si edhe përgatitjen dhe sigurimin e të dhënave së bashku me raportet kryesore të dyqanit.
Më në hollësi, përgjegjësitë e menaxherit/es së dyqanit përfshijnë:
- Mbikëqyrjen e të gjithë funksionimit të dyqanit, duke përfshirë të gjitha departamentet dhe stafin.
- Caktimin e objektivave të shitjes dhe ndjekjen e realizimit të tyre.
- Udhëheqjen e stafit të dyqanit përmes zëvendësmenaxherëve dhe mbikëqyrësve.
- Vlerësimin e performancës së zëvendësmenaxherëve dhe mbikëqyrësve (supervizorëve).
- Trajtimin e çështjeve më të rëndësishme operative ose të rasteve me klientë të rëndësishëm.
- Bashkëpunimin me zëvendësmenaxherët dhe mbikëqyrësit (supervisorët) për zgjidhjen e problemeve që lidhen me klientët ose me stafin.
- Planifikimin e fushatave promovuese dhe shqyrtimin e mënyrave më të përshtatshme për prezantimin dhe ekspozimin vizual të dyqanit (visual merchandising).
- Garantimin që dyqani të funksionojë në përputhje me politikat e biznesit dhe me kërkesat ligjore.
- Menaxhimin e buxhetit të dyqanit, shpenzimeve operative dhe inventarit.
- Mbikëqyrjen dhe sigurimin që dyqani të jetë vazhdimisht i furnizuar dhe i ekspozuar në përputhje me kërkesat bashkëkohore të prezantimit në treg.
- Sigurimin që politikat e promovimit të jenë në përputhje me interesin e biznesit dhe që çmimet të vendosen saktë.
- Angazhimin në punët operative kur mungon menaxheri ose kur ka fluks të lartë klientësh.
- Analizimin dhe raportimin e rregullt te Drejtori Menaxhues mbi ecurinë e shitjeve.
- Kryerjen e detyrave të tjera sipas përcaktimit të Drejtorit Menaxhues.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në fakultetin ekonomik, menaxhim, administrim biznesi ose në fusha të ngjashme.
- Përvoja në shitje me pakicë, veçanërisht në sektorin e tekstilit, konfeksionit dhe mbathjeve, konsiderohet përparësi.
- Preferohet së paku 2–3 vjet përvojë në një rol menaxherial ose mbikëqyrës.
- Shkathtësi të mira për organizimin dhe menaxhimin e stafit.
- Aftësi për të analizuar rezultatet e shitjes dhe indikatorët e performancës.
- Njohuri bazë për administrimin e rezervave dhe inventarit.
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
- Integritet i lartë moral, etik dhe profesional.
- Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
- Gatishmëri për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa procese në të njëjtën kohë.
Dokumentet e kërkuara
- Curriculum Vitae (CV).
- Letër motivimi.
- Kopje e diplomës universitare.
- Dëshmi për përvojën e punës, nëse ka.
- Certifikata të trajnimeve profesionale, nëse ka.
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, nëse ka.
Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.