Përshkrimi
Saturn Apart Hotel po kërkon të angazhojë një Menaxher/e Hoteli me eksperiencë, i cili do të marrë përsipër drejtimin dhe organizimin e operacioneve të përditshme të hotelit.
Detyrat kryesore:
- Të udhëheqë dhe të koordinojë funksionimin e përgjithshëm të hotelit.
- Të planifikojë punën e stafit dhe të mbikëqyrë zbatimin e detyrave të tyre.
- Të sigurojë standard të lartë shërbimi dhe të kujdeset për përvojën pozitive të klientëve.
- Të administrojë rezervimet, si edhe të ndjekë të hyrat dhe shpenzimet e hotelit.
- Të hartojë qasje dhe masa për përmirësimin e performancës dhe rritjen e fitimit.
Kualifikimet:
- Përvojë e mëhershme në menaxhimin e hotelit është e detyrueshme.
- Duhet të ketë aftësi të mira në organizim, udhëheqje dhe komunikim.
- Kërkohet seriozitet në punë dhe fokus i qartë në arritjen e rezultateve.
Pagesa: 20% e fitimit të hotelit.