Përshkrimi
EVEREST shpk, kompani udhëheqëse në prodhimin e profileve të aluminit dhe fasadave të ndërtesave, kërkon të zgjerojë ekipin e shitjeve duke hapur vende pune për pozicionin e Menaxherit të Shitjes në rajonin e Veriut, për zonat Shkoder,Lac Lezhe.
Për këtë rol kërkohen kandidatë me njohuri shumë të mira në shitje.
Detyrat
- Kujdeset për marrëdhëniet me klientët aktualë dhe gjen klientë të rinj të mundshëm.
- Paraqet produktet me profesionalizëm dhe punon me departamentin e shitjeve për hartimin e kushteve dhe kontratave të shitjes për klientët që ka në përgjegjësi.
- Mbështet klientët me shërbim si përpara, ashtu edhe pas realizimit të shitjes.
- Informon menaxherin e përgjithshëm për rezultatet e shitjeve të kompanisë.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë në Administrim Biznes, Financë, Marketing ose në një fushë të përafërt.
- Të ketë përvojë të mëparshme pune në shitje.
- Të zotërojë gjuhën angleze dhe italiane; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
- Të komunikojë dhe të bashkëpunojë në nivel të shkëlqyer.
- Të jetë në gjendje të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.
Përfitimet që ofrojmë:
- Pagesë konkurruese, së bashku me shpërblim vjetor.
- Mundësi trajnimi dhe zhvillimi në aspektin profesional.
- Mjedis pune që nxit dinamizmin dhe bashkëpunimin.
Ditët e punës: E hene-Te premte
Dokumentet e kërkuara