Përshkrimi
Me 30 vite përvojë, Magic Elektrik është një kompani shqiptare që vepron në instalime elektrike, shërbime teknike dhe sisteme automatizimi. Portofoli i saj përfshin projekte të shumta rezidenciale, komerciale dhe industriale. Reputacioni i kompanisë në treg mbështetet te standardet e larta, angazhimi profesional dhe certifikimet ndërkombëtare.
Për të zgjeruar ekipin e showroom-it në Durrës, kompania kërkon një Menaxher Shitjesh dhe Magazine.
Pozicioni ofron qëndrueshmëri në punë, mundësi për rritje profesionale, një mjedis miqësor dhe bashkëpunues, si edhe pagë konkurruese.
Përgjegjësitë
- Të presë klientët në banak dhe t'i ndihmojë të zgjedhin produktet e përshtatshme duke kuptuar nevojat e tyre.
- Të përgatisë oferta dhe t'ua paraqesë klientëve në përputhje me kërkesat e tyre.
- Të drejtojë procesin e shitjes, të realizojë arkëtimet dhe të raportojë arkën çdo ditë.
- Të mbajë regjistrimet e shitjeve dhe blerjeve, si dhe të ndjekë hyrjet e daljet e magazinës.
- Të kontrollojë stokun, të njoftojë për mungesat dhe të ndjekë furnizimin.
- Të sistemojë dhe të mbajë në rregull raftet, banakun dhe magazinën e brendshme.
- Të kujdeset për vazhdimësinë e marrëdhënieve me klientët.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë zotësi shumë të mira në komunikim dhe në shërbimin ndaj klientëve.
- Përvoja në shitje apo në role të ngjashme vlerësohet si përparësi.
- Të zotërojë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit, përfshirë Microsoft Office dhe POS.
- Njohuritë për materialet elektrike janë përparësi; megjithatë, kompania siguron trajnim të plotë.
- Të tregojë ndershmëri, sjellje profesionale e korrektësi dhe të jetë i aftë të bashkëpunojë në ekip.
Dokumentet e kërkuara