Përshkrimi
ZDRAVA FOOD
MADE IN ALBANIA • FRUTA & PERIME • 100% NATYRALE
MENAXHER SHITJESH – LUSHNJE
Kompania është në kërkim të një profesionisti/eje energjik/e që të ketë orientim të qartë drejt rritjes së shitjeve dhe zgjerimit të bazës së klientëve.
RRETH ZDRAVA FOOD
Zdrava Food është një kompani shqiptare me përvojë në industrinë e përpunimit të fruta-perimeve. E përqendruar te cilësia, te produktet “Made in Albania” dhe te zgjerimi në tregjet ndërkombëtare, ajo sjell produkte tradicionale shqiptare për klientë si në tregun vendas ashtu edhe jashtë vendit.
Detyrat
- Hartimi dhe zbatimi i strategjive të shitjes për zonën e Tiranës.
- Gjetja dhe afrimi i klientëve të rinj, sidomos restoranteve, fast food-eve, supermarketeve dhe marketeve.
- Administrimi dhe konsolidimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues.
- Ndërtimi i një rrjeti të qëndrueshëm kontaktesh me klientë.
- Paraqitja dhe promovimi i produkteve të Zdrava.
- Negocimi i ofertave dhe i kushteve tregtare me klientët.
- Ndjekja e porosive, e shitjeve dhe e objektivave mujore.
- Vëzhgimi i tregut dhe i veprimtarisë së konkurrentëve.
Kualifikimet
- Aftësi shumë të mira për krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
- Fokus i fortë te rezultatet dhe te arritja e objektivave të shitjes.
- Njohuri të mira për tregun e Tiranës dhe dinamikat e tij.
- Leje drejtimi e kategorisë B dhe gatishmëri për lëvizje në terren.
- Përvoja në shitje konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrohet
- Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe profilit.
- Bonus/komision sipas performancës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe ecuri në karrierë.