Përshkrimi
ZDRAVA FOOD
MADE IN ALBANIA • FRUTA & PERIME • 100% NATYRALE
MENAXHER SHITJESH – TIRANË
Kompania është në kërkim të një profesionisti/e energjik/e, i/e orientuar drejt rritjes së shitjeve dhe zgjerimit të bazës së klientëve.
RRETH ZDRAVA FOOD
Zdrava Food është një kompani shqiptare me përvojë në industrinë e përpunimit të fruta-perimeve. E përqendruar te cilësia, produktet “Made in Albania” dhe zgjerimi në tregjet ndërkombëtare, ajo sjell produkte tradicionale shqiptare për klientë si në tregun vendas, ashtu edhe jashtë vendit.
Detyrat
- Hartimi dhe zbatimi i strategjive të shitjes për zonën e Tiranës.
- Gjetja dhe afrimi i klientëve të rinj, sidomos restoranteve, fast food-eve, supermarketeve dhe marketeve.
- Administrimi dhe fuqizimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues.
- Ndërtimi i një rrjeti të qëndrueshëm kontaktesh me klientët.
- Prezentimi dhe promovimi i produkteve të Zdrava.
- Negocimi i ofertave dhe kushteve tregtare me klientët.
- Ndjekja e porosive, ecurisë së shitjeve dhe objektivave mujore.
- Vëzhgimi i tregut dhe i aktivitetit të konkurrentëve.
Kualifikimet
- Aftësi shumë të mira për krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
- Fokus i theksuar te rezultatet dhe arritja e objektivave të shitjes.
- Njohuri të mira për tregun e Tiranës dhe dinamikat e tij.
- Leje drejtimi e kategorisë B dhe gatishmëri për punë në terren.
- Përvoja në shitje konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrohet
- Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe profilit.
- Bonus ose komision bazuar në performancë.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.