Dekoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.
Ne kuader te zgjerimit te aktivitetit te saj kerkon te punesoje MENAXHER SHITJE PER EKSPORT
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Koordinimi i proceseve të eksportit
- Komunikimi me partnerët ndërkombëtarë
- Përgatitja e dokumentacionit sipas standardeve ligjore dhe doganore
- Zhvillimi i tregjeve të reja dhe krijimi i mundësive të bashkëpunimit ndërkombëtar
- Ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me partnerë strategjikë jashtë vendit
- Koordinimi i eksporteve duke siguruar cilësi dhe efikasitet në çdo hap
- Kontributi në rritjen e kompanisë përmes ideve inovative dhe angazhimit personal
- Përgatitja e një raporteve dhe planifikimi i objektivave në vijim.
Kualifikimet:
- Diplomë të Fakultetit Ekonomik
- Përvojë e mëparshme pune përbën avantazh
- Njohuri të standarteve ligjore dhe doganore
- Aftësi analitike dhe zgjidhje problemesh
- Aftësi për të punuar në ekip dhe komunikim efektiv