Përshkrimi
Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, po zgjeron veprimtarinë e saj në Tiranë dhe rrethe dhe kërkon për rrjetin e drugstore-ve pozitën MENAXHER RAJONAL (F/M) në RETAIL.
Menaxheri Rajonal do të ketë përgjegjësi për:
- Mbikëqyrjen e disa njësive WELL në një territor të përcaktuar dhe bashkërendimin e gjithë veprimtarisë retail në atë rajon.
- Administrimin e operacioneve të përditshme dhe aktiviteteve të tjera, me synim rritjen e shitjeve dhe uljen e kostove në rrjetin WELL.
- Organizimin e punës, shpërndarjen e roleve dhe përgjegjësive, udhëheqjen dhe motivimin e ekipit të shitjeve.
Detyrat
- Kontrollon veprimtarinë e përditshme të dyqaneve dhe kujdeset për trajnimin, planifikimin, organizimin, vendosjen e prioriteteve të proceseve të punës dhe aktivitete të tjera operacionale.
- Siguron që çdo dyqan të operojë në përputhje me strategjinë e kompanisë.
- Monitoron dhe zbaton planin e shitjeve dhe buxhetin përkatës.
- Përgatit projeksione mbi targetet aktuale, si edhe analizon raportet e shitjeve dhe të ardhurave.
- GarantON ecurinë e operacioneve për rritjen e shitjeve dhe zvogëlimin e kostove.
- Punon ngushtë me menaxherët e dyqaneve për administrimin e stokut dhe ruan regjistra të saktë të produkteve për secilën njësi.
- Bashkërendon dhe ndjek zbatimin e fushatave promocionale sipas udhëzimeve të departamentit të Marketingut.
- Zbulon mundësi të reja dhe jep vazhdimisht propozime praktike e të zbatueshme për përmirësimin e proceseve në zonën nën përgjegjësi.
- Kryen analiza së bashku me departamentin e Marketingut lidhur me çmimet e konkurrencës dhe prirjet më të fundit të tregut.
- Vlerëson performancën e përgjithshme të dyqaneve, stafit dhe shitjeve ditore/javore/mujore, duke respektuar afatet e përcaktuara.
- Harton dhe zbaton trajnime, strategji, politika, objektiva dhe burime të tjera për të rritur produktivitetin dhe motivimin e stafit.
- Planifikon dhe udhëheq takime të rregullta/mujore me ekipin e shitjeve dhe departamentet e tjera, sipas nevojës, për komunikimin e informacionit, rishikimin e synimeve dhe vendosjen e objektivave të planit të shitjeve.
- Organizon dhe mbikëqyr praninë e përditshme të stafit, si dhe ndjek rezultatet e menaxherëve të dyqaneve.
- Mbikëqyr dhe mban përgjegjësi për rekrutimin, trajnimin dhe turnoverin e stafit.
- Komunikon rregullisht me menaxherët e dyqaneve dhe departamentet e brendshme për të siguruar harmonizimin dhe koordinimin në kohë të aktiviteteve.
- Menaxhon siç duhet situatat sfiduese, trajton çështjet brenda afateve dhe kërkon aktivisht zgjidhje për to.
- Merr përsipër edhe detyra të tjera të caktuara.
- Udhëheq ekipin duke dhënë shembull personal.
Kualifikimet
Edukimi: Preferohet diplomë universitare në Administrim Biznes, Marketing, Financë ose në fusha të ngjashme.
Eksperienca pune: Kërkohen të paktën 2-3 vite përvojë në kompani tregtare të ngjashme, retail ose distribucion, me përvojë në menaxhimin e rrjeteve.
Aftësi shtesë
- Njohuri të paketës Microsoft Office; përparësi ka zotërimi i Excel (MUST).
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës Angleze (MUST).
- Aftësi të avancuara për planifikim dhe organizim të kohës dhe afateve.
- Kompetenca të forta analitike, organizative, krijuese dhe strategjike, me orientim drejt rezultateve.
- Aftësi shumë të mira për vlerësimin e praktikave ekzistuese të biznesit dhe përgatitjen e raporteve specifike.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi, bashkëpunimi, marrëdhëniesh ndërpersonale dhe ndërveprimi.
- Aftësi për të punuar në kushte presioni.
- Integritet dhe etikë e lartë profesionale.
- Mendim kritik dhe aftësi për të analizuar nga këndvështrimi i konsumatorit e për të kuptuar sjelljen e blerjes.
- Fleksibilitet me oraret dhe gatishmëri për udhëtime të rregullta në të gjithë zonën e mbuluar.
- Leje drejtimi.
Kushtet e punës: WELL sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, ofron përfitime konkurruese, përfshirë shpërblim të drejtë sipas meritës dhe vlerësimit të performancës, trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zhvillimi në karrierë brenda një kompanie dinamike në rritje.