Ofertë punësimi
TEB, një nga bankat me reputacionin më të lartë në Kosovë, bën pjesë në një markë të njohur bankare në Turqi dhe mbështetet nga fuqia ndërkombëtare e BNP Paribas.
Për Degën në Istog, TEB kërkon profesionistë të kualifikuar për rolin Menaxher i Marrëdhënieve për klientë Individual.
Detyrat kryesore:
- Gjetja dhe tërheqja e klientëve që janë persona fizikë.
- Kontaktimi i individëve dhe shitja e produkteve bankare për ta.
- Vlerësimi i situatës financiare të klientëve.
- Paraqitja e propozimeve për miratimin e kredive.
- Grumbullimi i depozitave të klientëve persona fizikë.
Kriteret e kualifikimit:
- Përparësi ka diploma universitare në Ekonomi ose Administrim Biznesi.
- Përparësi kanë kandidatët me 1-2 vite përvojë bankare, veçanërisht në segmentin e personave fizikë.
- Vlerësohet përvoja në fusha të tjera të biznesit që përfshin punë analitike.
- Përvoja në shitje profesionale përbën përparësi.
- Kërkohet kuptim i mjedisit të biznesit, i prirjeve dhe i zhvillimeve të veçanta të tij.
- Nevojitet njohje e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë bankat.
- Njohuritë e përgjithshme mbi sistemin bankar përbëjnë përparësi.
- Kërkohen aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe zotësi për krijimin e marrëdhënieve të mira me palët.
- Nevojiten njohuri të mira në përdorimin e MS Office.
- Kërkohet aftësi për të punuar me efikasitet në ekip.
- Nevojitet zotërim i shkëlqyer i gjuhës angleze.
- Kërkohet patentë shoferi e kategorisë B.
Afati përfundimtar është 02.11.2026. Kontaktimi do të bëhet vetëm me kandidatët që përzgjidhen.