Përshkrimi
PESPA ALUMIN SH.P.K. është në proces zgjerimi të ekipit dhe po kërkon një MANAXHER DREJTUES PROJEKTESH me përvojë, për t’iu bashkuar stafit profesional.
Nëse keni eksperiencë në udhëheqjen dhe administrimin e projekteve, si edhe aftësi të mira në organizim dhe drejtim, kjo pozitë mund të jetë e përshtatshme për ju.
Adresa: Durrës – Perballe Gjykates se Apelit, Shkozet Durres.
Detyrat
- Të bashkërendojë aktivitetet me studiot e projektimit.
- Të ndjekë dhe të organizojë ekipet e montimit.
- Të kryejë rakordime dhe koordinim me sektorin e financës.
- Të menaxhojë dhe të monitorojë ecurinë e projekteve.
- Të planifikojë, organizojë dhe drejtojë projektet nga nisja deri në përmbyllje.
- Të dallojë dhe të zgjidhë problematikat që shfaqen gjatë zbatimit të projekteve.
- Të hartojë raporte lidhur me progresin dhe gjendjen e projekteve.
- Të sigurojë dorëzimin e projekteve brenda afateve dhe standardeve të vendosura.
Kualifikimet
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në menaxhimin e projekteve.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira organizative dhe drejtuese.
- Të ketë përvojë në koordinimin e ekipeve dhe proceseve të punës, si edhe aftësi për menaxhimin e afateve dhe zbatimin e projekteve.
- Të karakterizohet nga përgjegjshmëri, komunikim i mirë dhe profesionalizëm.