Përshkrimi
Agro Blend Group po e zgjëron ekipin e saj dhe kërkon një Mekanik për Kavajë.
Detyrat
- Specialisti i mekanikës do të punojë nën mbikëqyrjen e përgjegjësit të mirëmbajtjes, me synim që mekanizmat të mbahen në gjendje të mirë teknike për të rritur jetëgjatësinë dhe sigurinë në përdorim.
- Ka përgjegjësi për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e makinerive, përdorimin e tyre të rregullt dhe evidentimin e çdo defekti.
- Çdo problem i konstatuar duhet të raportohet, ndërsa riparimet kryhen sipas udhëzimeve dhe në përputhje me rregullat e sigurimit teknik.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë pune në rolin e mekanikut.
- Duhet të ketë aftësi për të zgjidhur probleme të ndryshme teknike.
- Kandidati duhet të jetë i gatshëm dhe i aftë për të punuar në grup.
- Kërkohen aftësi në zgjidhjen e problemeve.