Përshkrimi
Mektrin Motors Sh.p.k është koncesionari më i madh në Shqipëri prej 20 vitesh dhe përfaqëson zyrtarisht markat premium Jaguar & Land Rover, Volvo Cars, VolvoTrucks, Renault Trucks dhe Volvo Penta. Kompania po kërkon një Mekanik për automjete të rënda.
Detyrat
- Identifikon problemet dhe kryen riparime në motor, transmision, sistemin e frenimit, sistemin e drejtimit, suspansionin dhe instalimet elektrike.
- Realizon mirëmbajtjet e planifikuara periodike në përputhje me programin e përcaktuar nga prodhuesi.
- Verifikon punën e sistemeve të automjetit duke përdorur pajisje diagnostikimi.
- Ndërron pjesë që konsumohen rregullisht, si filtra, vajra, rripa, disqe, feroda dhe elemente të tjera të ngjashme.
- Kryen testime të automjeteve pas përfundimit të riparimeve për të vërtetuar që ato janë të sigurta dhe plotësisht funksionale.
- Zbaton rregullat e sigurisë gjatë procesit të punës dhe përdor në mënyrë të duhur veglat dhe pajisjet.
- Punon ngushtë me anëtarët e tjerë të ekipit për të garantuar cilësinë e shërbimit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar shkollë profesionale ose teknike në fushën e mekanikës / automjeteve.
- Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë si mekanik i automjeteve të rënda.
- Të zotërojë njohuri të mira për motorët diesel, sistemet elektronike të automjeteve dhe sistemet hidraulike.
- Të ketë njohje të gjuhës Angleze.
- Të dijë të përdorë pajisje moderne diagnostikuese.
- Të jetë i aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me grupin.
- Të tregojë vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe korrektësi në respektimin e afateve të punës.