Përshkrimi
Agikons sh.p.k. është një kompani ndërtimi me 30 vite përvojë në treg dhe po zgjeron ekipin e saj me një Manovrator.
Detyrat
- Përdor dhe drejton makineritë sipas kërkesave të kantierit.
- Realizon ngarkimin, shkarkimin dhe lëvizjen e materialeve.
- Verifikon gjendjen teknike të mjetit ose makinerisë përpara nisjes së punës dhe gjatë procesit të saj.
- Respekton në mënyrë rigoroze rregullat e sigurisë gjatë punës.
- Punon ngushtë me stafin e kantierit për përmbushjen e detyrave.
- Përgjigjet për përdorimin e duhur dhe mirëmbajtjen bazë të makinerisë.
Kualifikimet
- DAP per manovrator.
- Përvojë e mëparshme në rolin e manovratorit.
- Njohuri praktike dhe aftësi në përdorimin e makinerive të ndërtimit.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe disiplinë në vendin e punës.
- Aftësi për të bashkëpunuar në ekip.
Vendndodhja: Tiranë