Përshkrimi
Zdrava Food është në kërkim të një Magazinier/e për magazinën e saj në Lushnjë.
Detyrat
- Të marrë dhe të vendosë mallrat në magazinë në mënyrë të rregullt.
- Të mbikëqyrë lëvizjet hyrëse dhe dalëse të produkteve.
- Të sigurojë rendin dhe organizimin e hapësirës së magazinës.
- Të ndjekë gjendjen e stokut dhe të realizojë proceset e inventarizimit.
- Të bashkëpunojë ngushtë me departamentet e tjera.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në magazinë konsiderohet përparësi.
- Kandidati/ja duhet të jetë i/e përgjegjshëm/e dhe korrekt/e.
- Kërkohen aftësi të mira në organizim.
- Duhet të ketë aftësi për punë në ekip.
- Nevojiten njohuri bazë në përdorimin e excel dhe financa 5.
- Mosha e preferuar është deri në 50 vjeç.
Vendndodhja e punës është në Lushnjë.