Përshkrimi
VIER Albania po kërkon të angazhojë 2 Magazinierë (F).
- Organizimi i artikujve në magazinë sipas kodeve dhe kategorive përkatëse.
- Vendosja e produkteve në adresat e përcaktuara në sistem.
- Përgatitja e artikujve në përputhje me kërkesat e showroom-it.
- Verifikimi i gjendjes së produkteve si në magazinë, ashtu edhe në showroom.
- Identifikimi i artikujve që mungojnë dhe plotësimi i tyre në showroom.
- Bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit për rregullimin dhe sistemimin e produkteve.
Orari i punës është 08:00–16:30 ose 08:30–17:00.
Adresa e punës është Autostrada Durrës–Tiranë, km 15.
Përparësi u jepet kandidateve që banojnë pranë autostradës, veçanërisht në Vorë, Maminas, Shijak ose në zonat përreth.