Përshkrimi
AMEC Shpk është pjesë e grupit gjerman ZOELLER KIPPER dhe zhvillon aktivitetin e saj jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende të Bashkimit Evropian. Veprimtaria kryesore e kompanisë përfshin importin dhe eksportin, si edhe prodhimin dhe përpunimin e pjesëve metalike për industrinë automotive.
AMEC sh.p.k. është në kërkim të një Magazinier/e të rregullt në organizim dhe të përgjegjshëm/e për t'iu bashkuar ekipit. Kandidati/ja i/e përshtatshëm/me duhet të ketë përvojë në administrimin e magazinës dhe të punojë me saktësi e korrektësi, duke mbështetur rrjedhën e procesit të prodhimit.
Detyrat
- Të administrojë hyrjet dhe daljet e mallrave, duke garantuar regjistrimin e saktë të çdo lëvizjeje.
- Të organizojë, sistemojë dhe ruajë materialet në magazinë në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Të ndjekë gjendjen e stokut, të realizojë inventarizime periodike dhe të raportojë statusin e magazinës.
- Të përgatisë dhe të dorëzojë materialet sipas kërkesave të prodhimit dhe njësive të tjera të kompanisë.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë pune në magazinë, mundësisht në një fabrikë prodhimi ose në një rol të ngjashëm.
- Të ketë njohuri dhe përvojë në përdorimin e programit Financa 5.
- Të zotërojë aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
- Të tregojë saktësi, përgjegjësi dhe aftësi për menaxhimin e dokumentacionit dhe të lëvizjeve të mallrave.
- Të ketë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht të paketës Microsoft Office.
- Të jetë i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe njëkohësisht në bashkëpunim me ekipin.
Ofrohet
- Një mjedis pune miqësor, profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.