Përshkrimi
Po kërkohen persona të përgjegjshëm dhe të përkushtuar për rolin e Magazinier/e.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të bëjë pranimin e mallrave, sistemimin e tyre dhe përgatitjen për përdorim ose shpërndarje.
- Të përgatisë porositë që u drejtohen klientëve dhe degëve.
- Të verifikojë kodet dhe sasitë e produkteve.
- Të kujdeset që magazina të mbahet në rregull dhe e organizuar.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Të tregojë korrektësi dhe kujdes të lartë ndaj hollësive.
- Të ketë aftësi të mira organizimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Përvoja në magazinë ose në fushën e pjesëve të këmbimit konsiderohet përparësi.
Vendi i punës: Tiranë
AUTOPASION ofron mundësi pune dhe zhvillimi brenda një kompanie dinamike të sektorit automotive.