Përshkrimi
Roli i Magazinierit mbulon pranimin dhe daljen e produkteve nga magazina, verifikimin e inventarit sipas dokumenteve përkatëse, si edhe evidentimin dhe ndjekjen e afateve të skadencës, dëmtimeve dhe mospërputhjeve. Kjo pozitë kërkon ruajtje të saktë të stokut dhe zbatim të përpiktë të rregullave e procedurave të magazinës. Njëkohësisht, pozita përfshin mbështetjen e funksionimit të përditshëm të dyqanit përmes menaxhimit të dokumentacionit, stokut, porosive, bashkëpunimit me furnitorë e klientë, si dhe koordinimit të stafit të magazinës. Qëllimi është që proceset tregtare, logjistike dhe financiare të zhvillohen në përputhje me standardet e kompanisë, me efikasitet, siguri dhe fokus te klienti.
Detyrat
- Administron, sistemon dhe arkivon dokumentacionin e magazinës.
- Kryen proceset e arkës dhe të faturimit.
- Menaxhon porositë dhe furnizimet.
- Ndjek skadencat dhe organizon etiketimin.
- Kujdeset për shitjet dhe realizimin e porosive.
- Koordinon stafin dhe operacionet në dyqan.
- Mirëmban bashkëpunimin me furnitorët dhe ndjek pagesat sipas shitjeve.
- Menaxhon stokun dhe ofron shërbim ndaj klientit.
- Bën shpërndarjen e porosive në pika të ndryshme.
- Përgatit raportime periodike.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë Ekonomik.
- Të ketë 3-5 vite përvojë pune si magazinier në industrinë FMCG, në kompani me rreth 1000 kode produktesh.
- Të përdorë mirë programet financiare.
- Të ketë njohuri të mira në Paketën Microsoft Office.
- Të zotërojë patentë shoferi të vlefshme për automjete transporti, kategoria B dhe C.
- Të ketë aftësi organizative dhe bashkëpunim të mirë në punë ekipore.