Përshkrimi
Edipack është prodhuesi më i madh dhe më i suksesshëm i ambalazheve në Shqipëri, me kapacitete të larta për prodhimin e letrës dhe kartonit. Që nga viti 2003, kompania prodhon kuti kartoni dhe ambalazhe, si edhe shpërndan letër ambalazhimi si produkt ndërmjetës për prodhuesit vendas të paketimit.
Detyrat
- Tërheq mallrat nga prodhimi dhe, në përputhje me planin e furnizimit, kujdeset për plotësimin dhe ngarkimin e tyre drejt destinacioneve të subjekteve.
- Për sasinë e ngarkuar, kryen daljen e mallit nga magazina dhe ia dërgon dokumentacionin financës për përmbylljen e shitjes dhe faturimit.
- Rakordon mallin e shitur me Drejtorinë e Financës.
- Siguron depozitimin fillestar të mallrave në magazinën e furnizimit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë në profil ekonomik.
- Të disponojë përvojë të mëparshme pune.
- Të jetë korrekt, i përgjegjshëm dhe bashkëpunues.
- Preferohet mosha 30 vjeç- 50 vjeç.
Adresa: Lagja 15, Rr. "Aleksandër Goga", Porto Romano, Durrës, Shqipëri.