Përshkrimi
Që prej vitit 2009, EME ASHENSOR GROUP SH.P.K është e pranishme në treg si distributori ekskluziv i markës ndërkombëtare Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës, duke ofruar shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizëse.
Vendi i punës i shpallur është MAGAZINIER.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Regjistron mallrat dhe i vendos në hapësirat përkatëse të magazinave të shoqërisë, duke i ndarë sipas kategorisë, llojit dhe destinacionit.
- Përllogarit dhe kontrollon sasitë e materialeve që hyjnë në magazinë dhe të atyre që dalin prej saj.
- Dokumenton rregullisht hyrjet dhe daljet e mallrave, materialeve, veglave dhe pjesëve të këmbimit në magazinë.
- Administron inventarin e magazinës dhe regjistron dallimet në numër, sasi ose lloj materiali; informon përgjegjësin përkatës dhe bën korrigjimet e mundshme në përputhje me procedurat e shoqërisë.
- U dorëzon klientëve ose ekipit të punës materialet dhe pjesët e këmbimit, sipas urdhrit të punës dhe dokumenteve përkatëse.
- Bën gati materialet, veglat dhe pjesët e këmbimit që do të dorëzohen ose përdoren nga ekipet e punës, duke kontrolluar që sasia dhe gjendja e tyre të përmbushin kërkesat.
- Merr në dorëzim mallrat dhe materialet që mbërrijnë në magazinë, verifikon gjendjen e tyre dhe regjistron dëmtimet, mungesat apo parregullsitë e konstatuara.
- Organizon dhe sistemon magazinën në mënyrë që materialet të dallohen dhe të arrihen lehtësisht, si dhe të ruhen nga dëmtimet.
- Kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e veglave e të materialeve të punës dhe i kthen në vendet e përcaktuara, për t'i mbajtur të sigurta dhe për të shmangur dëmtimet.
Kualifikimet
- Preferohen kandidatë të moshës 28-40 vjeç.
- Kërkohet që kandidati të banojë në Durrës.
- Është e nevojshme pajisja me Leje Drejtimi të kategorisë B.
- Kërkohen njohuri në nivel bazë të paketës Office.
Përfitimet që ofron shoqëria:
- Mjedis pune me kushte moderne dhe profesionale.
- Dietë për ushqim kur puna kryhet jashtë Shqipërisë.
- Mbulim nga kompania i transportit për angazhimet në terren.
- Trajnim profesional që mbështetet në përvojën dhe standardet e Grupit Schindler.
- Hapësirë për zhvillim dhe përparim në karrierë.
- Përkrahje dhe zhvillim profesional të pandërprerë, në një ambient dinamik ku nxitet bashkëpunimi.
- Pagesë të kënaqshme, të përshtatur me përvojën dhe përparimin profesional të punonjësit.
Dokumentet e kërkuara