Përshkrimi
TIMAK është një kompani shqiptare e krijuar në vitin 2016, e fokusuar në projektimin, prodhimin dhe integrimin e automjeteve për përdorime të veçanta. Ajo ofron zgjidhje të përshtatura për fusha të ndryshme, si shëndetësia, mbrojtja, emergjencat civile, zjarrfikja, shërbimet komunale dhe industria. Kompania punon me institucione publike, organizata ndërkombëtare dhe klientë privatë si në tregun vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar, duke u përfshirë në projekte dhe procedura prokurimi në vende të ndryshme. Të qenit pjesë e ekipit të TIMAK nënkupton angazhim në një ambient profesional, bashkëpunues dhe dinamik, ku vlerësohen integriteti, përgjegjshmëria, puna në ekip dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Marrja, verifikimi dhe sistemimi i mallrave, materialeve dhe pajisjeve që futen në magazinë.
- Kontrollimi i sasisë dhe përputhjes së materialeve të pranuara me dokumentacionin përkatës.
- Evidentimi i hyrje-daljeve të materialeve sipas rregullave të kompanisë.
- Përgatitja dhe shpërndarja e materialeve në bazë të kërkesave të departamenteve përkatëse.
- Organizimi i hapësirës së magazinës në mënyrë që materialet të identifikohen dhe të gjenden shpejt.
- Mbikëqyrja e vazhdueshme e stokut dhe njoftimi për materialet që arrijnë nivel minimal ose mungojnë.
- Realizimi i inventarëve periodikë dhe krahasimi i gjendjes fizike me sistemin.
- Sigurimi që materialet dhe pajisjet të ruhen në kushte të përshtatshme.
- Mirëmbajtja e magazinës në gjendje të rregullt, të pastër dhe të organizuar.
- Bashkëpunimi me departamentet e Prokurimit, Financës dhe Prodhimit për administrimin e materialeve.
- Sinjalizimi i menjëhershëm i çdo dëmtimi, mungese apo mospërputhjeje të vërejtur.
- Zbatimi i procedurave të brendshme dhe i rregullave të sigurisë në punë.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm, ndërsa arsimi i lartë konsiderohet përparësi.
- Përvoja e mëparshme si magazinier ose në një rol të ngjashëm është avantazh, me minimumi 2 vite eksperiencë.
- Nevojiten aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Kërkohet përgjegjshmëri dhe korrektësi në administrimin e materialeve dhe dokumentacionit.
- Duhet aftësi për punë në grup dhe bashkëpunim me departamente të ndryshme.
- Njohuritë bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve për menaxhimin e stokut përbëjnë avantazh.
- Kërkohet gatishmëri për një ritëm pune dinamik dhe për përballimin e ngarkesës fizike që lidhet me këtë pozicion.