Rreth kompanisë
ALSTEZO sh.a ka 32 vite përvojë në shpërndarjen e pjesëve të këmbimit dhe në sektorin e autoservisit.
Kompania operon në 3 ambiente: Tiranë (Kashar), Tiranë (Bulevardi Zogu 1) dhe Fier, me mbi 80 punonjës në profile të ndryshme.
Detyrat kryesore
- Pranon dhe verifikon të gjitha mallrat që dorëzohen në magazinë.
- Mbikëqyr mallin në depo, përfshirë administrimin e inventarit.
- Përgatit dokumentacionin për pranimin e produkteve në përgjegjësinë e tij.
- Kryen inventarizime të rregullta në magazinë.
- Mban përgjegjësi materiale për mallrat e ruajtura në magazinën përkatëse, organizon vazhdimisht vendosjen e tyre dhe siguron rregull e pastërti në bashkëpunim me punonjësit e magazinës.
- Siguron që çdo lëvizje produktesh në zonën e mbulimit të përputhet me lokacionet e regjistruara në sistem.
- Është përgjegjës për gjendjen dhe qarkullimin e materialeve në magazinë.
- Harton dokumentet justifikuese, si fletë-hyrjet dhe fletë-daljet, për çdo lëvizje mallrash, duke respektuar rregullat financiare.
- Realizon inventarin dhe kontrollon saktësinë e tij, si edhe përputhjen ndërmjet gjendjes fizike dhe asaj kontabël.
- Njofton periodikisht përgjegjësin e sektorit mbi situatën e magazinës dhe çështjet që mund të shfaqen.
- Bën rakordimin mes gjendjes fizike dhe asaj kontabël.
- Kujdeset që produktet të ruhen nga çdo dëmtim i mundshëm.
- Garantin sigurinë në punë duke zbatuar udhëzimet dhe procedurat përkatëse.
- Zbaton me saktësi detyrat e deleguara nga supervizori / manaxheri.
Kualifikimet
- Përvoja e punës në Logjistikë përbën avantazh.
- Të zotërojë aftësi drejtuese dhe organizative.
- Të komunikojë në mënyrë efektive.
- Të jetë në gjendje të menaxhojë kohën dhe të përcaktojë prioritetet.
Oferta
- Ofron kushte shumë të mira pune.
- Pagesa është e kënaqshme.