
Neptun shpk, pjesë e Grupit BALFIN, mban një pozicion udhëheqës në tregtinë me pakicë të elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve. E themeluar në 1993, kompania ka ndërtuar bashkëpunime afatgjata me marka ndërkombëtare të njohura të teknologjisë dhe, si rishitës i autorizuar, ofron mbi 7,500 produkte. Krahas rrjetit me 30 dyqane fizike, Neptun ka qenë ndër pionierët e tregtisë elektronike në Shqipëri. Veprimtaria e kompanisë shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1998 dhe në Kosovë që nga viti 2007.
BALFIN Grup renditet ndër grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. Grupi u krijua në vitin 1993 dhe zhvillon aktivitet në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Investimet e tij mbulojnë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Grupi BALFIN numëron rreth 5,500 profesionistë dhe vijon zgjerimin e qëndrueshëm, duke u mbështetur në etikën e fortë të biznesit, qëndrueshmërinë financiare dhe inovacionin. Përmes Fondacionit Mane, ai ruan gjithashtu angazhimin afatgjatë për të ndikuar në komunitet.
Roli: Menaxher i Magazinës Qëndrore
Departamenti përkatës: Logjistika
Vendi i punës: Tiranë
Roli përfshin drejtimin dhe realizimin e të gjitha proceseve të magazinës qendrore. Synimi kryesor i përgjegjësit të magazinës është mbajtja nën kontroll e çdo produkti që hyn ose del nga hapësira që administron.