Përshkrimi
AZA ELECTRONICS po kërkon të punësojë një Magazinier me vendndodhje pune në Tiranë.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Regjistron dhe pranon hyrjen e produkteve në magazinë.
- Kryen furnizimin e produkteve sipas nevojave të punës.
- Kujdeset për renditjen dhe organizimin e artikujve brenda magazinës.
- Mban përgjegjësi materiale për gjendjen fizike të produkteve që ndodhen në magazinë.
Kualifikimet
Kërkesat dhe kualifikimet:
- Të ketë arsim të mesëm ose të lartë.
- Të jetë person energjik, i motivuar, autoritar dhe me aftësi të mira komunikimi.
- Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.
- Preferohet që mosha të jetë mbi 30 vjeç.