
A ke pasion të ndihmosh fëmijët të zhvillojnë të folurit dhe komunikimin? Elite School të fton të bashkohesh me ekipin si Logopede, ku çdo ditë do të bësh ndryshim real në jetën e nxënësve.
Në këtë rol do të vlerësosh dhe trajtosh vështirësitë e të folurit dhe komunikimit, do të hartosh plane terapie individuale dhe do të ndjekësh progresin e çdo fëmije. Do të punosh në një mjedis pozitiv dhe mbështetës, ku puna jote vlerësohet.
Elite School të ofron atmosferë pozitive pune, orare fleksibile dhe mundësi për rritje e zhvillim profesional. Bashkohu me ekipin e Elite School, bartës i vlerave dhe punës së mirëfilltë.