LPP S.A është një kompani ndërkombëtare e modës që prej më shumë se 30 vjetësh u jep klientëve mundësinë të shprehin individualitetin e tyre përmes stilit.
Në kuadër të saj bëjnë pjesë 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay, të krijuara për grupe të ndryshme konsumatorësh me stile jetese dhe nevoja të ndryshme.
Koleksionet e kompanisë prezantohen në më shumë se 2,200 pika shitjeje në mbi 40 vende, me mbi 30,000 punonjës në Evropë, Azi dhe Afrikë.
Kompania po zgjerohet edhe në KOSOVË, ndërsa fuqia kryesore që e shtyn përpara janë punonjësit e saj.
LIDER I NDËRRIMIT – Prishtine ( Interex Qkuk)
Jemi duke kërkuar një Lider të Ndërrimit që do të merret me:
- Mbështetjen e Menaxherit të Dyqanit në veprimtaritë e përditshme
- Koordinimin e proceseve të dyqanit gjatë ndërrimeve
- Zbatimin e standardeve të brendit në aktivitetin e përditshëm
- Sigurimin që ekspozimi i produkteve të jetë në përputhje me standardet e brendshme
- Ofrimin e një shërbimi profesional për klientët
- Përdorimin e arkës dhe rakordimin e shitjeve
- Pranimin dhe shkarkimin e dërgesave
- Paraqitjen e produkteve në hapësirën e shitjes dhe në magazinë sipas standardeve të markës
- Mbikëqyrjen e pjesës së transaksioneve financiare në arkë, përfshirë cash-in ditor dhe dorëzimin e mjeteve te personat përgjegjës sipas procedurave të kompanisë
- Bashkëpunimin në komunikim me departamentet përkatëse
Lideri i Ndërrimit duhet të ketë:
- Përvojë në udhëheqjen e ekipit
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe përkushtim për përfundimin e detyrave të caktuara
- Njohuri për ligjet bazë të punës
- Së paku një vit përvojë në shitje me pakicë
- Gatishmëri dhe efikasitet në zgjidhjen e problemeve dhe në zbatimin e ndryshimeve
- Mundësi për të punuar me ndërrime
Çfarë ofrohet:
- Një pozitë e qëndrueshme në një kompani ndërkombëtare të besueshme dhe me reputacion në industrinë e modës
- Një rol i pavarur me hapësirë të konsiderueshme për veprim
- Punë në një kompani me vlera të qarta dhe transparente, të përfshira në kulturën organizative
- Kontratë pune me përfitime shtesë, si bonuse të bazuara në performancë dhe kupona zbritjeje
- Produkte të Sinsay për çdo sezon
- Një mjedis pune dinamik
Vlerat Tona
Në LPP, njerëzit dhe kultura e kompanisë konsiderohen baza e çdo veprimtarie. Ekipi përbëhet nga individë me pasione, ide dhe këndvështrime të ndryshme, dhe pikërisht kjo larmi shihet si një forcë. Vlerat e përbashkëta udhëheqin mënyrën se si punohet, zhvillohet dhe arrihet suksesi së bashku.
Shënim
Kandidatët e përzgjedhur do të ndjekin trajnim për 3 javë brenda Kosovës.