Përshkrimi
“ALFA” Sh.a. është në kërkim të një Laborant/e për Fabrikën e Glinës në Gjirokastër, për kandidatët që duan të ndërtojnë karrierë në sektorin FMCG dhe të zhvillohen profesionalisht në një nga njësitë më moderne të prodhimit në rajon. Pozicioni u përshtatet personave me njohuri të forta në analizat fiziko-kimike, me dëshirë për të zgjeruar aftësitë e tyre dhe për të ecur përpara në karrierë.
Laborant/e
Detyrat kryesore:
- Të mbikëqyrë procesin në mënyrë analitike, duke vëzhguar të gjithë indikatorët që lidhen me parametrat kryesorë të prodhimit.
- Të hedhë dhe të përditësojë të gjitha informacionet për produktin në përputhje me kërkesat e standardeve të zbatuara për dokumentacionin.
- Të njoftojë përgjegjësin e laboratorit për problematikat e shfaqura gjatë procesit dhe të kontribuojë në ndjekjen e tyre deri në zgjidhje.
- Të kryejë me kujdes dhe saktësi analizat fiziko-kimike për produktet gjysmë të gatshme dhe ato përfundimtare.
- Të garantojë funksionimin e rregullt të veprimtarive në ambientet e laboratorit, si edhe mirëmbajtjen e pajisjeve të punës.
- Të marrë pjesë në mënyrë aktive në trajnimet që lidhen me analizat dhe protokollet e përcaktuara nga kompania.
Kërkesat dhe kualifikimet e nevojshme:
- Të ketë përfunduar studimet Bachelor dhe Master në fusha si Kimi, Teknologji ushqimore, Kimi industriale ose Biokimi.
- Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.
- Përvoja e mëparshme në laboratorë të subjekteve prodhuese të industrisë ushqimore konsiderohet përparësi.
- Të ketë aftësi të mira në komunikim dhe në bashkëpunim me të tjerët.
- Të jetë i/e gatshëm/me për punë me turne.
- Të dijë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me ekipin.
Afati i aplikimeve është 13.09.2026.